Senatorët amerikan letër Blinkenit: Të zgjidhet çështja e Luginës së Preshevës
Senatorës Joni Ernst dhe Senatorit Gary Peters u janë drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Letra vije si rezultat direkt i punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës, me të cilët më 28 shkurt 2023 mbajtëm edhe një brifing në zyrat e Senatorëve Peters e Ernst në Senatin e SHBA-ve!
Në letër nga Blinken kërkohet që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.
Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht – qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 – për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik.
Në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013.
Që nga ajo kohë, Qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani.
Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasë aspak progres, thuhet në letër.
“Ky plan është rruga diplomatike përpara për një komunitet që ka vuajtur kaq shumë nga të gjitha konfliktet e viteve të 1990-ta e tutje,” dhe përderisa Senatorët përkahin procesin e dialogut (në mes Kosovës e Serbisë), ata po ashtu besojnë se “zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon,” përfundojnë letrën e tyre Senatorët Peters dhe Ernst!
Letra senatoriale vije pak muaj pas letrës kongresionale të Kongresistëve Himes e Torres, po ashtu për Luginën, drejtuar Sekretarit Blinken.
Kujtojmë se delegacioni nga Lugina e Preshevës që ka vizituar SHBA-të ka pasur takime me senatorët që sot ju kanë drejtuar Blinkenit. Kontribut të madh në aktivizimin e politikës amerikane për Luginën e Preshevës po jep Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane si dhe Faton Bislimin si motorin e kauzës së shqiptarëve të Luginës para Capitoll Hill.
Letrën e senatorëve e kanë përshëndetur deputeti Shaip Kamberi, dy këshilltarët e Qeverisë së Kosovës për Luginë, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi si dhe lobisti Faton Bislimi