Sëmuret presidenti serb Aleksandër Vuçiq, heq dorë nga të gjitha aktivitetet e tij
Presidenti anuloi disa detyrime me këshillën e një mjeku, tha Suzana Vasiljevic, këshilltare për media e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në emisionin e mbrëmjes të Euronews.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim” tha Vasiljevic mbrëmë në emisionin e mbrëmjes të Euronews.
E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.
Sipas Vasiljeviç, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën. Fjalimi i shpallur i Vuçiqit në konferencën dy ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE” në Novi Sad u anulua gjithashtu.