Selmanaj i thotë Vjosa Osmanit: Karriera politike nuk mund të ndërtohet duke kundërshtuar partinë
Në një intervistë për Saktë, me gazetarin Xhevdet Pozhari, që u transmetua në platformën tonë informative, Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin për të cilën ka deklaruar edhe se është model i gabuar i vendimmarrjes, raporton Ministria e Lajmeve.
Ndonëse ai nuk ka folur me emra të përveçëm për kundërshtarët e partisë, por ka folur në mënyrë të përgjithësuar edhe pse është pyetur pikërisht për qëndrimet e Vjosa Osmani kundër me partinë, kundërshtime mbase edhe iu shpaguan me votëbesimin qytetar.
Duke mos dashur të përmend as edhe në këtë rast Vjosa Osmanin, Selmani ka kujtuar se nuk është kulturë politike nëse nuk i respekton vendimet dhe qëndrimet e partisë. Në të kundërtën ka thënë Selmanaj se secili që nuk i respekton vendimet e partisë, ai mund të ketë angazhim politik të pavarur, shkruan KosovaPost.
“Brenda një subjekti politik, vendimin ndryshe unë nuk e shoh si vlerë. Në situata të caktuara mendimi ndryshe mund të shndërrohet në antivlerë, e cila e dëmton partinë”, ka thënë Selmanaj.
Sipas Selmanaj karriera politike nuk mund të ndërtohet duke kundërshtuar partinë.
“Nuk mendoj se mund te krijosh karrierë politike duke e kundërshtuar partinë. Nëse ke çështje që nuk pajtohesh me partinë, atëherë duhet distancuar nga ajo, por jo të qëndrosh brenda e të kesh qëndrime të kundërta me vendimet që i marrin brenda partisë. Për një çështje të caktuar brenda partisë diskutohet me orë të tëra, por kur votohet një qëndrim, atëherë ti si deputet ose si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, apo edhe si anëtar i asaj partie, duhet të rreshtohesh në respektimin e atij vendimi. Nëse nuk e respekton atë vendim, atëherë fillon të paraqet problem për ty se je pjesë e asaj partie politike. Për një rast mund edhe të kesh qëndrim ndryshe dhe të qëndrosh në distancë, por nëse në vazhdimësi ndodhë kjo, atëherë është problem serioz dhe duhet të zgjidhesh një parti që është ndryshe, apo edhe një angazhim tëndin politik tjetër.