Lajme

Selimi: Grenell dhe O’Brien u zotuan se Kosova shumë shpejt do të hyjë në programin e heqjes së vizave nga SHBA

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se një e arritur e madhe për Kosovën ka ndodhur në Ëashington rreth heqjes së vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se Kosova tashmë ka hyrë në programin e SHBA-së për heqjen e vizave dhe tanimë janë disa procedura që duhet kryer.

Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë”.

Ndërkaq, për mospajtimet që patën me kryeministrin rreth çështjes së Ujmanit, Selimi tha se Ramush Haradinaj në bisedë me Avdullah Hotin bënë që ajo të mos jetë në dëm të Kosovës.


“Hoti dhe Haradinaj luajtën një rol të jashtëzakonshëm për çështjen e Ujmanit. Këtu u kërkua dhe u bë që Ujmani të bëhet fizibilitet nga SHBA, e cila shihet nga ata si palë objektive për mënyrat e shfrytëzimit për energji. 80 për qind e tij është në Kosovë, por ky objektivitet na jep garanci në shfrytëzimin optimal për energji”, ka thënë Selimi për Klan Kosovën.

Selimi tha se koalicioni është stabil megjithë paralajmërimet Haradinaj i bëri pak më parë.

“Ne këto çështje i diskutojmë përbrenda koalicionit. Pakënaqësitë i diskutojmë brenda koalicionit, për këtë shkak u bënë edhe ato të arritura”.