Kryesore

Selimi: Duhet të përkrahim listën e bashkuar të shqiptarëve

Ministri i Drejtësisë së Kosovës Selim Selimi ka apeluar tek qytetarët e Luginës së Preshevës që ta përkrahin listën e bashkuar të shqiptarëve të cilët nesër do të garojnë për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Selimi me prejardhje nga Presheva, tutje ka shtuar se shqiptarët Shqiptarët duhet të qëndrojnë bashkë në vlerat pro-perendimore.

Postimi i plotë :

Nesër në Luginë ka zgjedhje. Duhet të përkrahim listën e bashkuar të shqiptarëve. Nuk duhet të harrojmë Referendumin e vitit 1992, si veprën më të madhe juridiko-politike që vulosi se Lugina frymon me Kosovën e plotë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë bashkë në vlerat pro-perendimore.