Selimi dhe Haradinaj pritet t’a vizitojnë Preshevën
Lugina e Preshevës është bërë agjendë e veçantë e dy qeverive shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë.
Lugina pritet të vizitohet edhe nga dy ministra të Qeverisë së Avdullah Hotit, përfshirë për herë të parë një kryediplomate nga Kosova.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj kanë bërë kërkesë për vizitë.
Kjo pritet të jetë vizita e parë zyrtare që dy ministra të ekzekutivit Hoti shkojnë në Preshevë.
Ndryshe, lajmi i mirë është se Lugina e Preshevës tashmë kanë 3 deputetë në parlamentin e Serbis