Maqedoni

Sela përplaset me Talat Xhaferin: Mbi kokën e Talatit do ta shkruaj – poshtë flliqësirat e BDI-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët kërkoi drejtësi për rastin “Almiri” si dhe kërkoi nga kryeministri që mos të bëhet presion nga policia ndaj të rinjve që shkruan grafitë kundër BDI-së.

“Nëse dënohet djemtë që po shkruajnë grafitë, do të marr sprej dhe do të shkruaj grafit mbi kokën e kryetarit të kuvendit, poshtë BDI, poshtë flliqësirat”, u shpreh Sela.

Ndaj kësaj deklarate, reagoi kreu I kuvendit Talat Xhaferi. “Një herë tolerova që të më hedhin ujë, mos mendo se do të toleroj sërish”, u shpreh Xhaferi.