Maqedoni

Gjashtë të vdekur e 182 të infektuar në Maqedoni të Veriut

Vazhdon të jetë shumë i madh numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni të Veriut. Të enjten janë raportuar 182 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë kanë vdekur nga pasojat e infektimit me COVID-19 gjashtë pacientë, nga dy në Shkup, Kumanovë e Tetovë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në faqen zyrtare.

Në Shkup të enjten janë konfirmuar 107 raste të reja. Në Tetovë janë 23 raste të reja kurse në Kumanovë 14.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë testuar 1348 persona.

Janë raportuar 33 të shëruar. Në Maqedoni të Veriut deri më tani janë 4664 të infektuar me koronavirus. Kanë vdekur 216 persona, kurse janë 2612 raste aktive.