Scott: Serbia është në anën e gabuar të historisë
Serbia është në anën e gabuar të historisë, tha sot ambasadori i SHBA në Serbi Kyle Scott, duke komentuar qëndrimin e Serbisë mbi krizën aktuale politike në Venezuelë.
“Njerëzit e Venezuelës po vddesin nën sundimin e paligjshëm të regjimit diktatorial. Më shumë se 50 vende në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore janë bashkuar me popullin e Venezuelës dhe Presidentin e përkohshëm Juan Guaidó. Serbia është në anën e gabuar të historisë”, shkroi Scott në Twiiter.
Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq priti zëvendësministrin e Jashtëm Ivan Hil, i cili ndohet në Beograd si pjesë e turneut të tij evropian.
Daçiç tha se Serbia dhe Venezuela janë karakterizuar nga miqësia e gjatë, e cila është reflektuar në mbështetje reciproke në arenën ndërkombëtare dhe falënderoi për qëndrimin parimor të Venezuelës në lidhje me Kosovën, si dhe një votë kundër Kosovës në Interpol dhe UNESCO.