Lajme

Sarajevë, nesër falet xhumaja e parë në xhami pas zbutjes së masave

Xhamitë në Bosnjë e Hercegovinë nga dje janë hapur pjesërisht për një numër besimtarësh, pas mbylljes rreth dy mujore për shkak të COVID-19.

Imami i parë dhe hatibi i xhamisë së Gazi Huserv Beut në Sarajevë, Dr.hfz. Mensur ef. Malkiç do të udhëheqë nesër namazin e xhumasë dhe hutben në këtë xhami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhamitë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) nga dje janë hapur pjesërisht për një numër besimtarësh, pas mbylljes rreth dy mujore për shkak të masave restriktive si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), gjatë së cilës nga xhamitë është thirrur vetëm ezani.

Në bazë të udhëzimit të Rijasetit, i cili dje hyri në fuqi, nuk trajton numrin e besimtarëve që lejohen të hynë në xhami, por përcakton detyrimin për ruajtjen e distancës së lejuar, sipas së cilës do të konstatohet se sa persona mund të qëndrojnë në një hapësirë të caktuar, njoftoi Agjencia muslimane informative e lajmeve (MINA).

Prandaj, Bashkësia Islame sot edhe një herë u bëri thirrje besimtarëve që të tregojnë përgjegjësi gjatë xhumasë së nesërme, por edhe të heqin dorë dhe në rast se nuk mbetet vend në xhami për shkak të respektimit të distancës fizike, të falen në hapësirën para xhamisë (nëse kushtet e mundësojnë), pra të vazhdojnë të falin në shtëpi namazin e drekës.

“Me siguri, për shkak të distancës së detyrueshme nuk do të ketë hapësirë për të gjithë besimtarët që duan të falin xhumanë në xhami, kështu që ne kërkojmë nga anëtarët e komunitetit që të vazhdojnë të falen në shtëpi”, tha Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Bashkësisë Islame.

Namzi i xhumasë nesër do të transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni BIR, NTV Hayat, BHRT dhe Radio BIR. Gjithashtu, transmetimi i drejtpërdrejt i sinjaleve të Televizionit BIR do të aktivizohet në www.preporod.info.