Sami Salihu uron festën e Bajramit

Kryetari Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu uron festën e Fitër Bajramit.

Urimi i Salihut :

Të dashur motra dhe vëllezër të besimit islam,

Kaluam me sukses Muajin e Shenjtë të Ramazanit, muajin e mëshirës, faljes dhe shpëtimit dhe do të festojmë së bashku Fitër Bajramin.
Dua që secilit nga ju, t’ju uroj përzemërsisht Fitër Bajramin, duke ju dëshiruar që lutjet e juaja në Ramazan të jenë të pranuara si dhe duke u lutur për shëndet për gjithsecilin, unitet, mirësi dhe dashuri mes secilit nga ne.
Solidariteti, dashuria dhe mirëqenia mbizotërofshin në shtëpitë tuaja!
Gëzuar!