Lajme

Sami Salihu thëret të gjithë për të gjetur një zgjidhje rreth Televizionit Presheva (rtp)

Kryetari i Kuvendit Sami Salihu permes nje statusi ne rrjetin social Facebook, i ka bere thirrje te gjitheve per te gjetur nje zgjidhje pefundimtare rreth situates qe eshte krijuar ketyre diteve te fundit.Ai eshte shprehur se eshte i gatshem te ulet me tavoline me te gjithe vetem qe ti behet zgjydhje statusin te ketij televizioni dhe te atyre puneterove te ketij institucioni mediatik. Me poshte e keni postomin e plote te Sami Salihut:

Po e filloj këtë status, duke ia bërë gjithë opinionit të gjerë, por edhe vet punëtoreve që dhe vet unë, në statusin tim si Kryetar Kuvendi jam me RTV Preshevën dhe jam për një zgjidhje afatgjate të situatës së tyre.
Pa dashur që të bëjë interpretim ligjor të dispozitave mbi media, të gjithë jemi të bindur që statusi i tanishëm juridik i RTV Preshevës nuk është rrjedhojë e pushtetit të tanishëm. Situata është krijuar nga vet Ligji mbi informimin publik, por edhe ndoshta “neglizhenca” e pushteteve të kaluara apo vet stafit të RTV Preshevës.
Është e pamundur dhe e padrejtë të mohojmë faktin që me Ligjin mbi informim publik dhe media, të gjitha mediat publike, deri në Shtator të vitit 2015 është dashur të privatizohen.
Gjithashtu nuk mund t’i anashkalojmë dhe dy vendime të Ministrisë përkatëse dhe Gjykatës Administrative ku konfirmojnë që kapitali i RTV Preshevës i takon një punëtore që për hirë të korrektësise nuk dua që ta përmend me emër, e emri i së cilës është në vendime të Gjykatës/Ministrisë.
Por, nuk është fer që të mohojmë faktin që vet RTV Bujanoci nga media publike është privatizuar dhe ka kaluar në pronësi private.
Pa dashur të akuzojme e riakuzojmë njëri tjetrin, pa dashur të hyjmë në këtë rreth vicioz të akuzave/kundërakuzave që nuk kanë asnjëher fund.
Unë, Sami Salihu në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, si organi më i lartë legjislativ dhe përfaqësues i njerëzve të Preshevës, thërras për një Tryezë të rrumbullakët për një debat publik. Në këtë Tryezë do të ftoj përfaqësues të RTV Preshevës, përfaqësues të shoqërise civile, gjyqtarë nga Gjykata e Bujanocit, Avokat më eminent nga Komuna e Preshevës, jurist si dhe përfaqësues të Komunës së Preshevës.
Me qëllim që së bashku ta marim një vend sa më gjithpërfshirës, ku asnjëra palë nuk do të dëmtohet.
Ftoj punëtorët e RTV Presheva të distancohen nga “agjenda opozitare” e çdo lloj akuze, deri në arritjen e një vendimi gjithpërfshirës.

Sami Salihu, Kryetar i Kuvendit të Preshevës.