Salihu “zbulon” kryetarin e Organit të Përkohshëm, do të jetë nga radhët e APN-së
Kryetari i Lëvizjes për Reforma Sami Salihu sontë ishte i ftuar në emsionin Zëri Politik në televizionin lokal aldi ku foli për zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në komunën e Preshevës, përcjell Ministria e Lajmeve.
Tashmë siç dihet Pushteti Lokal në Preshevë ka rënë dhe si pasojë e kësaj do të udhëhiqet nga Organi i Përkohshëm i përbërë nga 5 anëtarë të subjekteve politike deri në caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale.
I pyetur nga moderatori se a është LR pjesë e Organit Përkoshëm, z.Salihu është përgjigjur se LR është anashkaluar dhe nuk ka asnjë anëtarë që do ta përfaqësojë në organin në fjalë, por “zbulon” se kryetar i Organit të Përkoshëm do të jetë anëtari i Alternativës për Ndryshim.
Ndonëse zyrtarisht komuna e Preshevës nuk ka pranuar ende vendimin zyrtarë në lidhje me këtë që ka deklaruar z.Salihu sonte, ne si redaksi do t’ju sjellim vendmin zyrtarë në momentin kur do të dërgohet nga Ministria e Pushtetit Lokal nga qeveria e Serbisë.