Salihu: Republika e Shipërisë e ka obligim kushtetues, të kujdeset për shqiptarët që jetojnë edhe jashtë trojeve të saj
Sot në Konferencën mbarëshqipëtare me titull “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”, ishte i ftuar dhe kryetari i K.K të komunës së Preshevës z.Salihu, përcjell Ministria Lajemeve.
Kryesuesi i kuvendit gjatë fjalimit të tij të mabjtur, iu drejtua dy Republikave shqiptare asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, duke i rikujtuar sfidat që kanë kaluar ndër vite Luginasit në përgjithësi, si dhe ka kërkuar që Tirana dhe Prishtina zyrtare të bëjnë më shumë për tre komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Ky është shkrimi i plotë i Salihut :
Qytetarë të nderuar të Komunës së Preshevës, media te nderuara. Duke qenë se keni qenë të informuar që spektri politik i Luginës së Preshevës sot kanë qenë të ftuar në Konferencën mbarëshqipëtare me titull “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”, unë si përfaqësues i juaji, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, pata nderin të jem nga ata të cilët shpalosën gjendjen, problematikën por edhe zgjidhjet e mundura e të duhura për njerëzit tanë të Luginës. Paraprakisht i rikujtova shtetit tonë amë, por edhe përfaqësuesve të Republikës së Kosovës sfidat që kemi kaluar së bashku nga vitet e ’90 e deri më sot, e me një qëllim të vetëm, bashkimin në një trung të vetëm të shqiptarëve në familjen europiane. Gjithashtu u rikujtova dhe obligimin kushtetues që ka mëmëdheu ynë, Republika e Shqipërisë, ndaj shqipëtarëve të trojeve por edhe kërkova një qasje sa më pozitive dhe reciproke ndaj nesh nga ana e Republikës së Kosovës. Padyshim konkluduam që është një rrugë e gjatë dhe me sakrifica, por i bindur që kjo konferencë ishte e para që tregoi një hap konkret për koordinimin dhe bashkërendimin e faktorit shqipëtar në Ballkanin Perëndimor.