Shqipëri

Sali Berisha: Kosovës nuk ia japin vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në foltoren e tij, e cila është mbajtur sot në Elbasan, është shprehur se Kosova nuk është duke marrë vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Berisha thotë se në këtë pikë e ka katandisur kryeministri Edi Rama vendin gjatë qeverisjes së tij.

Berisha: Askush nuk mund të thotë se Shqipëria është një vend i parëndësishëm. Njeriu që sillet si ordiner, që nuk respekton normat më elementare të mirësjelljes, njeriu që njëherë i thotë idiot një udhëheqësi, herën tjetër gënjeshtar dhe herën tjetër i ndershëm, sikur të jetë ky eprori i tyre. Faturën e paguajmë ne, se atë se përfill njeri.