Sadriu reagon për largmin nga puna të Egzona Salihut nga Shtëpia e Kulturës
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Kujtim Sadriu ka reaguar në lidhje me largimin nga puna të Egzona Salihut nga institucioni në fjalë.
Reagimi i plotë i Sadriut:
REAGIM- SQARIM
PËR KËSHILLTAREN E KRYEMINISTRIT KURTI znj. Ardita Sinani.
DEPUTETIN PUPULLOR TË SERBISË NË BEOGRAD
zotin Shaip Kamberi
Të nderuar qytetarë e më gjerë,
Pas largimi nga puna të puntores në Shtëpinë e Kulturës u bë shumë politikë, edhe pse nuk jam i obliguar të jap sqarime, e pashë të rrugës të reagoj dhe sqaroj në lidhje me ndriçuesen, në Shtëpinë e Kulturës, Egzona Salihu.
FILLIMISHT DO TI CEKI PRIVILEGJET QË I KA GËZUAR EGZONA SALIHU.
E liruar nga puna nga ana ime për aktivitete të tjera, jashtë Shtëpisë së Kulturës.
Nga data 26.12.2022 deri më 30.12.2022 e liruar nga puna për aktivitete të tjera (dëshmi kërkesa).
Nga data 23.06.2023 deri më datë 14.07.2023 e liruar nga puna për aktivitete në Teatrin e Kumanovës (dëshmitë, kërkesa dhe deklarata e regjisortit).
Shfrytëzimi i Shtëpisë së Kulturës për realizimin e projekteve të finacuara nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Nacional, Monodarama e etj.
Ardhja në punë mesatarisht, ora 10:30 deri në ora 12:30 (qëndrimi në kafiteritë, Monro dhe Xl).
KEQPËRDORIMET.
Mos ardhje në punë 13-14.06.2023.
Refuzim i punës, sipas sistemimit që ka pasur.
Refuzimi i dramës “Vdekja e Hijshme”.
Refuzim i dramës me gjimnazistët, në regji të T.M
Refuzim i komunikimit përmes grupeve në viber.
Dhe në fund.
Nga data 29.06.2023 deri më datë 12.06.2023 ka shfrytëzuar pushimin vjetor, menjëherë, nga data 23.06.2023 deri më datë 14.07.2023 e liruar nga ana ime, për aktivitet, në Teatrin e Kumanovës, në dramën “Fluturimi mbi Teatër”.
Nga data 17 u paraqit në punë dhe deri më datë 21.07.2023 nuk është paraqitur fare në punë.
Më poshtë gjeni komplet ARSYETIMIN ZYRTARË që nuk e ka publikuar puntorja, ky nuk është fundi, pasiqë ka të drejtën e ankesës në Gjykatën Themelore në Bujanoc. Andaj gjykata thotë fjalën e fundit.
E punësuara Egzona Salihu në vendin e punës, Ndriçuese, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë ka shkelur obligimet e punës të përcaktuara me Aktin e Përgjithshëm, gjegjësisht kontratën e punës, kështuqë më datë 11.07.2017 v., nuk ka qenë në punë dhe më 17.07.2023., ajo vetëm është paraqitur në vendin e saj të punës, në orën 10:32, dhe menjëherë është larguar nga puna, dhe pas kësaj ajo nuk është paraqitur në vendin e punës në periudhën prej 18-19-20-21.07.2023., vit, i cili është përcaktuar në bazë të evidencës nëpërmjet aparatit që regjistron hyrjen dhe daljen në punë, ndërkohë që mungesën e saj nuk e ka arsyetuar, dhe në asnjë mënyrë nuk e ka njoftuar punëdhënësin për arsyet e mungesës së saj nga puna, me të cilën i ka shkelur detyrimet e punës, për shkak të së cilës punëdhënësi fiton bazën ligjore për të anuluar kontratën e punës së të punësuares.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, ka nxjerrë aktvendimin nr. 87/22, datë 20.06.2022 për të punësuarën, për pagën e pezulluar për muajin qershor 2022, për mungesë pune më 13, 14 qershor 2023. (dëshmia e deklaratës së Egzona Salihu) dhe Aktvendimi nr. 37/23, datë 06.02.2023., vit, një paralajmërim me njoftim për ndërprerje, ku thuhet se punëdhënësi do t’i shkëpusë të punësuares kontratën e punës, pa paralajmërim tjetër, nga neni 180 i Ligjit të Punës nëse ajo kryen të njëjtën shkelje të detyrimeve të punës ose mosrespektim të disiplinës së punës në gjashtë muajtë e ardhshëm.
Drejtori i institucionit krijoi aplikacione grupore dhe viber për të mundësuar komunikimin më të shpejtë dhe efikas të punëtorëve me njëri-tjetrin, e punësuara nuk pranoi dhe refuzoi komunikime të tilla në grup. Gjithashtu, edhe pse drejtori e liroi disa herë, ku e punësuara vetë e vërteton në deklaratë dhe vazhdoi të mos respektonte vendin e punës dhe drejtorin e institucionit.
P.S zonja Sinani për nivelin e kulturës do të shkruja nesër, për ju me vendimet tuaja për punsim pa baza ligjore me bekimin e shtetit Serb.