Sa shqiptarë janë në Maqedoni tregon zëvendësministri Agim Nuhiu
Shqiptarët janë mbi 30 për qind në Maqedoni. Lajmin në fjalë e ka dhënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sipas të cilit, sipas pasaportave valide, 30.4 për qind janë shqiptarë, ndërsa në këtë numër nuk janë shqiptarët që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip, shkruan gazeta KOHA.
Në një status në rrjetin social Facebook, Nuhiu ka shkruar se Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.
Statusi i plotë i zëvendësministrit Agim Nuhiu:
“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre. Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezantojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasyshë se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip”.
Ndryshe, së fundmi, analistë e profesorë të afërt me VMRO-në, por edhe me LSDM-në, kanë filluar fushatë duke manipuluar me të dhëna jozyrtare duke pretenduar se shqiptarët nuk janë as 20 për qind, dhe me këtë, sipas tyre, Ligji për gjuhën shqipe duhet të shfuqizohet.