Sa rezikohet Shqipëria? Instituti gjerman et për tërmetin e madh në Shqipëri
Tërmetet nuk u ndalën vetëm ditën e djeshme, por vijuan pas mesnate e po vijojnë ende gjatë ditës së sotme. Këtë lajm dhe për lëkundjen e fuqishme në vendin tonë, kanë raportuar edhe mediat e huaja.
Mbi 100 persona janë plagsur si pasojë e dëmmeve të shkaktuara nga tërmetet.
Ndërtesa të shumta janë dëmtuar, por asnjë gjë nuk ndalet me kaq.
Një alarm i dhënë së fundmi nga një sizmiolog grek u bë argument dhe në polikën shqiptare. Parashikimi i tërmeteve duket një shkencë e pamundur, por lëvizjet e shpeshta janë një parapritë për më të keqen.
ZDF ka publikuar deklaratën e një eksperteje nga Instu i Gjeoshkencave dhe Burimeve Natyrore në Gjermani.
Ajo thotë:
“Mesdheu është një nga rajonet më aktive për tërmetet në Evropë. Atje, pllaka kontinentale afrikane dhe euroaziatike lëvizin drejt njëra-tjetrës,
duke shkaktuar tensione që shkarkohen pa masë përmes tërmeteve. Për më tepër janë edhe të ashtuquajturat mikropllaka që lëvizin në
Adriatik. Sidoqoftë, edhe tërmete si ato të shtunës nuk janë të zakonshëm në Shqipëri, e cila ndodhet në brigjet e Adriatikut.
Kohët e fundit pati tërmete të ngjashme të fuqishme më 1 qershor në Korçë, në juglindje të vendit. Aty pati një tërmet me madhësi 5.2 ballë. Edhe
atëherë u shënuan dëme të konsiderueshme”