Lajme

Rutte pas takimit me Vuçiq: Ruajtja e sigurisë rajonale e rëndësisë kritike, diskutuam si t’i forcojmë marrëdhëniet NATO-Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Rutte përmes një shkrimi në rrjetin social X tha se takimi shkoi mirë, duke theksuar se dy javë më parë pati edhe një bisedë telefonike me Vuçiqin.

Ai njoftoi se me Vuçiq kanë diskutuar mbi rëndësinë kritike të ruajtjes së sigurisë rajonale si dhe mënyra për të vazhduar formimin e marrëdhënieve NATO-Serbi.