Rutte: Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise, pa zgjidhje politike s’ka paqe
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar “kompromise të duhura” për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.
Rutte ka theksuar se pa një zgjidhje politike, nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.
NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të garantuar një të ardhme stabile për të gjitha komunitetet”, ka dekalruar Rutte në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka theksuar se të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të fokusohen në zgjidhje afatgjata.
“E kuptoj që kjo kërkon vendime të vështira, por duhet të shohim pamjen më të gjerë. Normalizimi sjell më shumë stabilitet, investime dhe siguri afatgjatë për gjithë rajonin”, ka theksuar ai.
Në përgjigje të retorikës së ashpër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj Kosovës, Rutte ishte i qartë: “Të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të jenë në të njëjtin drejtim…Nuk mund të parashikojmë paqe kur mbesim në të njëjtat probleme për dekada. Duhet të ketë zgjidhje politike, dhe kjo kërkon lidership nga të gjithë politikanët”.
“Është me rendësi të vizitojë KFOR-in këtu në selinë e tyre në Kosovë. Jemi në kontakt të afërt me z. Vuçiq patëm në bisedë telefonike, dhe mbetëm tek vizita që do të ma bëjë në Bruksel, besoj këtë muaj po i përcaktojmë datat. Do të jem i drejtpërdrejt, duke iu përçuar mesazh gjithë partnerëve, vetëm bashkërisht mund ta sjellim paqen në këtë rajon”, ka deklaruar ai para mediave.
Ai ka theksuar se NATO mbetet e përkushtuar për stabilitetin në rajon dhe se do të vazhdojë mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë.