Rusia shënon rekord vdekjesh dhe afro 11 mijë raste të reja për 24 orë
Sot Rusia ka regjistruar 10,899 infeksione të reja, si dhe 107 humbje jetësh. Ky është dhe numri më i lartë i viktimave ditore që nga nisja e pandemisë në këtë vend.
Aktualish Rusia ka numrin e tretë më të lartë të infeksioneve të konfirmuara në të gjithë botën, pasi ka kapërcyer Italinë dhe Britaninë e Madhe.
Pavarsisht shifrave alarmante, Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi ditën e djeshme lehtësimin e masave kufizuese. Ai u shpreh se lehtësimi do të jetë gradual pasi do të vijojnë të jenë në fuqi shumë prej masave mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit dhepo ashtu paraqiti edhe disa nga masat mbështetëse për familjet dhe bizneset.
“Çdo familje që ka fëmijë nga mosha 3 deri në 15 vjeç, që nga dita e martë, mund të aplikojë për asistencë, që do të jepet vetëm një herë, në vlerë 10 mijë rubla, për çdo fëmijë. Ndërkohë, përsa i përket biznesit do të bëjmë ç’është e mundur që të rinis puna në sektorët bazë si në ndërtim, bujqësi, në sektorin energjetik apo atë dhe minerar”, u shpreh kreu i Kremlinit.opinion.al