Rusia: SHBA krijoi koronavirusin vrasës si armë biologjike kundër Kinës
Rusia ka nisur një fushatë lajmesh të dyshueshme sipas të cilave SHBA ka krijuar koronavirusin vrasës në formën e një arme biologjike ndaj Kinës.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Kremlini ka nisur disa qindra llogari në Facebook e Tëitter për përhapjen e keqinformimit.
Një prej tyre, Channel 1 i financuar nga Rusia thotë se dhe emri koronavirus është një referencë e fshehtë për origjinën amerikane të epidemisë.
Ata sugjerojnë një lidhje të largët mes President Donald Trump që vendos ‘kurorat e bukurisë’ dhe emrit ‘corona’ (kurorë) për virusin.
Lajmet që shpërndahen në këto faqe thonë se Donald Trump e ka prodhuar virusin në kuadër të “luftës ekonomike kundër Kinës.”
Sekretari britanik për Evropën e Eurazinë, Philip Reeker, tha: “Duke përhapur dizinformacion, aktorët rusë përsëri pop kërcënojnë sigurinë publike duke larguar vëmendjen nga kërcënimi global shëndetsor”.