RTS-ja s’transmeton materialin e FIBA-s për shkak të hartës së Serbisë pa Kosovën
Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) ka njoftuar sot se nuk do të transmetojë materialin promovues të Kampionatit Evropian të basketbollit, pavarësisht obligimit, pasi që në atë material harta e Serbisë është pa Kosovën.
RTS-ja ka vazhduar duke thënë se, sikurse transmetuesit tjerë evropianë që kanë blerë të drejtën për kampionatin evropian të basketbollit për femra, ka pranuar nga FIBA-a siglat, xhinglat dhe materialin tjetër promovues.
Ky material, sipas RTS-së, gjendet edhe në ueb-faqen zyrtare të FIBA-s. Por, me gjithë tentimin për të gjetur këtë materail, Koha.net e ka pasur të pamundur. Madje, videoja duket të jetë fshirë nga kanali zyrtar i FIBA-s në Youtube (shihni KËTU).
Televizioni publik serb ka treguar se gabimisht ka transmetuar njëherë një material promovues me hartën e Serbisë ka Kosovën në të.