Lajme

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Në Kosovë në gjatë 24 orët të fundit është rritur deri në 3 centë çmimi i naftës.

Një ngritje e tillë e derivateve për një periudhë kaq të shkurt kohore po shihet e dëmshme nga një ekonomist.

E pjesën kryesore të fajit, Musa Limani po ia lë strukturave shtetërore, raportojnë mediat vendore.

Ekonomisti tjetër, Enver Blakaj, ka dilema edhe në cilësi, por edhe në sasi, që konsumatorët e derivateve marrin në pompat e benzinës.

“Shteti nuk është duke bërë asgjë, pasi së pari litra nuk është litër. Ne e paguajmë, por vjen më pak dhe shteti duhet të bëjë testime për kualitet të tij”, tha Blakaj.