Të fundit

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në komunën e Bujanocit

Në Bujanoc, janë regjistruar edhe tre raste të reja me koronavirus dhe po priten rezultate edhe për pacientë të tjerë, ka deklaruar për portalin serb “Bujanovacke”, Lela Jovanovic, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Tre të infektuarit me COVID-19, janë nga këto vendbanime: një nga Bujanoci (1965), një nga Llopardinca (1961) dhe një qytetar tjetër Baraljevci (1980).

Drejtoresha Jovanovic, nuk ka dashur të paragjykojë rezultatin e testimit, por vuri në dukje se këta ishin pacientë me të gjitha simptomat e COVID -19.

Ajo, shtoi se marrja e mostrave sipas indikacioneve po vazhdon në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në komunë që nga fillimi i epidemisë tani është rritur në 31.

Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Dielën (5 maj), vetëm 5 banorë të komunës së Bujanoc ishin në izolim./LuginaLajm