Lajme

Rreth 50 të vdekur dhe 4 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

Serbia po vazhdon të raportoj mijëra raste të infektuara me virusin Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 4 mijë e 91 raste të infektuara me këtë virus dhe 49 viktima.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, numri i të infektuarve me COVID-19 në Serbi ka shkuar në 316 mijë e 344, ndërsa 2 mijë e 882 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

31 mijë e 536 persona janë shëruar nga COVID-19 në Serbi, ndërsa 281 mijë e 926 raste janë aktive me këtë virus.

312 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Serbia deri tani ka kryer 2 milionë e 203 mijë e 391 teste për COVID-19.

Ndërsa, numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në 79 milionë e 282 mijë e 258.

1 milionë e 742 mijë e 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi, ndërsa 55 milionë