Rreth 495 mijë euro të fshehura në makinë, kapet në Shkodër 56-vjeçari që jetonte në Itali
Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Muriqanit, ka finalizuar operacionin e koduar “Muriqani”, duke sekuestruar 494.785 euro dhe arretsuar në flagrancë poseduesin.
Në pranga ra Rudolf Radi, 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona të Italisë, pasi nuk kishte deklaruar shumën e eurove në pikën kufitare të Muriqanit. Paratë u gjetën të fshehura në makinën e Radit.
“Sipas bluve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kishin marrë informacione në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan”, thuhet në njoftimin e policisë