FutbollSporti

Rrëfimi emocionues i Rashicës për tërmetin në Shqipëri

Milot Rashica ishte heroi i Werder Bremen në ndeshjen e së dielës në udhëtim te Wolfsburgu.

Werderi triumfoi me shifrat 3:2, derisa reprezentuesi kosovar realizoi dy gola.

Këto gola ai i festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, duke u solidarizuar kështu me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.

Në mediet gjermane, ai ka dhënë shpjegimet për situatën e krijuar në Shqipëri, ku mbetën të vdekur 51 persona.

“Është një situatë shumë e trishtuar për të gjithë njerëzit nga Kosova dhe Shqipëria. Ne po përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin për të ndihmuar, nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera”.

“Unë jam shumë krenar për atdheun tim. Të gjithë jemi bashkë dhe u ngritëm, ndërsa shpresoj se ditët e mira do të vijnë prapë për ne”, ka deklaruar Rashica./gazetasheshi.com