FutbollSporti

Ronaldo i gëzuar me Superkupën e Italisë: Synimi im ishte ta nisja vitin me një trofe me Juven

Cristiano Ronaldo është shprehur i gëzuar për golin e fitores në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, me ç’rast e fitoi edhe trofeun e parë me Juventusin.

Superylli portugez realizoi me kokë në sfidën e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite dhe ky gol mjaftoi që Zonja e Vjetër ta fitonte trofeun e parë për vitin 2019, teksa ky është titulli i tetë rekord i Superkupës së Italisë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, është shumë nxehtë dhe shumë vështirë të luash në këto kushte”.

“Luajtëm mirë, krijuam shumë raste dhe nuk ka dyshim se jam i lumtur që e kam shënuar golin e fitores”.