BoksSporti

Robin Krasniqi nesër ngjitet në ring, mësoni orën e meçit të kampionit shqiptar

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO.

34 vjeçari ia ka mundësuar revanshin gjermanit Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda një viti.

Sot u bënë edhe matjet zyrtare, teksa dy boksierët dolën me peshë 79,3 kilogramë.

Krasniqi në rrjetet sociale reagoi përmes një shkrimi, një ditë para meçit.

“Faleminderit o Zoti im që më dhe kaq shumë! Ti ma forcove Zemren e Besimin dhe me bëre ky që sot jam unë!”, shkroi Krasniqi në profilin e tij zyrtar në Facebook