Robert Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajçak po shton presionin ndaj Kosovës për Asociacionin
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka deklaruar se Serbia me ndihmën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke shtuar presionin ndaj Kosovës për të vazhduar me Asociacionin e Komunave Serbe.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë e fortë dhe të zbatojë vetëm Asociacionin e ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Kjo është gjëja e duhur për të bërë në vendin ku sundimi i ligjit ka përparësi. Kjo duhet theksuar ndaj të gjitha vendeve mike”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe përfaqësuesit serb kanë vazhduar presionin sa i përket Asociacionit, kurse në kuadër të diskutimeve të fundit në Bruksel kanë përsëritur se kjo do të jetë tema kyçe në vazhdimin e dialogut në nivel shtetërorë.