FutbollSporti

Rikthehet nga suspendimi, shënon gol dhe shpallet lojtari i ndeshjes

I rikthyeri nga supsendimi, Vedat Muriqi, ka arritur që të shënoi gol dhe të shpallet lojtari i ndeshjes te Fenerbahce.

Fenerbahce ka arritur që të shënoi fitoren e katërt radhazi dhe të ngritet në pozitën e dytë në tabelë, duke e mposhtur Istanbul Basaksehir në derbin e javës së 19’të në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Sukru Saracoglu Stadium’ përfundoi me rezultatin 2-0, me Max Kruse dhe Vedat Muriqin që shënuan golat e fitores.

‘WhoScored’ ka publikuar notat e lojtarëve nga kjo ndeshje, teksa më së larti është vlerësuar sulmuesi i Kosovës, me notën 9.0.