Shqipëri

Rikthehet Nano:Berisha di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambicjet e veta

Fatos Nano e ka cilësuar Sali Berishën një politikan konfliktual. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Nano u shpreh se sipas bindjes së tij, nëse nuk do të ishte Berisha në krye të opozitës, Shqipëria do kishte ecur shumë më shpejt.

Pjesë nga intervista:

Nano: Roli i Berishës në politikën shqiptare ka qenë në vlerësimin tim, konfliktual.

Në periudhën e parë ai pati, krijoi dhe ushtroi autoritetin e marrjes së vendimeve të mëdha, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja demokratike, ashtu edhe në ekonomi. Ai ka qenë i përfshirë personalisht në vendimet e mëdha, që do të thotë; i gatuante vendimet e mëdha sipas mendimit të tij. Më kujtohet në një intervistë në BBC, ku duke folur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e shoqëron me gjest. E trajtoi si lodër të vogël, ky vendim në kuptimin e tij, do të kalonte në mendimin e tij dhe lënien mënjanë të atyre që e kundërshtonin. Ndërkohë ai erdhi duke e thelluar sjelljen dhe kuptimin apo veprimet e nejriut të konflikti. Dhe njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot në politikën shqiptare është Sli Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambicjet e veta. Është e pamundur të kesh një process paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime të mëdha me kostot më të ulëta me Sali Berishën.

Fevziu: Ju keni bashkëpunuar me të, në vitin 2002…

Nano: Ja po të tregoj. Arritëm të bënim një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut si president. Ne kishim gjithë mundësinë për t’u zgjedhur presidenti. Zhurma që u krijua nuk do Parlamenti Europian etj, ishte një zhurmë e tipit Doris Pack. Ndërkohë që pala që drejtoja unë kishte dhënë prova që pas krizës së madhe të ‘97 se ishtye e prirur për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje. Dua t’ju kujtoj një ngjarje që nuk citohet shumë, ka kaluar si e haruar, marrëveshja e vitit 1997. Unë kam propozuar dhe shkruar një dokument, (nuk ishte Saliu, ishte Godo dhe Tritani) që të ngelet norma e e sjelljes së politikës në Shiqëpëri që komisionin e kontrollit të shtetit ta marri opozita. Opozita a do ketë më shumë se ç’i takon nga vendet në parlament, komisione parlamentare për të drejtuar deri në 1/3, në rast se ka më pak. Të gjitha këto i kam futur unë. I vetmi që nuk e ka zbatuar ka qenë Berisha. Sa herë ka ardhur në pushtet ka mbajtur dhe komisionin e Shtetit. Dhe me marrëveshjen për zgjedhejn e Presidentit konsensual filloi një periudhë jo më shumë se 5 muaj bashkëpunim, Berisha më merrte mua në telefon dhe unë e merrja në telefon, direkt pa ndërhyrjen e sekretareve.

Fevziu: Ishte bashkëpunim i mirë për sa ishte?

Nano: Ishte shumë i mirë dhe nëse ju kujtohet situata politike u qetësua, saqë pas intervistës së famshme në “Opinion” kemi bërë një të dytë në nëntor. Ishte e bukur sepse Zheji që moderonte thotë: ç’keni për të thënë? Unë them, të flasi në fillim doktori.

Dhe doktori tha se qeveria është duke punue shumë mirë, ne po bashkëpunojmë shumë mirë, kemi hap këtë proces, atë proces…. Bashkëpunonim aq mirë sa që arriti Berisha, tha punohej mirë.

Berisha kuptoi që bashkëpunimi paqësor me qeverinë e shfaktorizonte si politikan dhe nisi qysh nga shkurti i 2003 rinisi betejën e tij tradicionale në parlament, derisa u rikthye tek bojkotet, etj, etj,.

Berisha ka qenë dhe është rritur si politikan i konfliktit, nëse nuk do të ishte Berisha në krye të opozitës, kjo është bindja imë e patundur e mbështetur në 30 vite politikë, Shqipëria do kishte ecur shumë më shpejt, me shumë më pak kosto dhe me tranzicione normale më të shpeshta./Opinion.al