Rikthehet Milot Rashica, i gatshëm për ndeshjen e radhës
Më në fund vijnë disa lajme të mira për yllin e Përfaqësueses së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica.
Shkaku i një lëndimi të pësuar në ndeshjen e javës së parë ndaj Fortuna Dusseldorfit në Bundesligë, Milot Rashica mbeti jashtë edhe për ndeshjet e shtatorit të Kosovës.
Por, më në fund edhe ai po kthehet. Skuadra gjermane ka publikuar një foto të tij duke njoftuar se Rashica i është kthyer stërvitjeve.