Lajme

Richard Grenell është kërcënuar me jetë nga një shqiptar


Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, thotë se ka marrë kërcënime me jetë nga një ndjekës në faqen e tij në Instagram.

Kërcënimin, që ai e ka postuar po në Instagram, thotë se e ka marrë përmes mesazhit në këtë rrjet.

Ai e ka zbuluar emrin e ndjekësit, sikurse edhe kërcënimin, ku thuhet: “Nëse vjen në Shqipëri, do ta presim kokën. Po presim, ne nuk harrojmë, mbaje mend këtë”.

Grenell ka postuar këtë kërcënim me mesazhin përcjellës se “kjo nuk pasqyron gjithë shqiptarët dhe se do të raportohet në policinë lokale”.

Grenell një ditë më parë uroi serbët për festën e Vidovdanit. Luftëtarët serbë i quajti heronj, ndërkohë që kësaj feste iu referua sipas historisë që paraqesin vetë serbet – si fitimtarë në Betejën e Kosovës të vitit 1389. Kjo nxiti reagime të mëdha të shqiptarëve për animin e tij si një ish o deleguar i SHBA-së për dialogun.