Lajme

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në Medvegjë

Sot në Medvegjë janë mbajtur zgjedhjet lokale për kuvendin komunal. Këto zgjedhje për shqiptarët ishin të jashtëzakonshme pasi që administrata serbe kishte larguar me mijëra shqiptarë nga lista zgjedhore anda edhe pritej që rezultati mos të jetë aspak i favorshëm për shqiptarët. Kurse nga Republika e Kosovës nuk u vërejt ndonjë interesim i theksuar i të shpërngulurve shqiptar për të ardhur në votime. Për fat të keq ashtu dhe ndodhi. Shqiptarët nga 8 keshilltar sa kishin ne mandatin e kaluar tani do ti kenë vetëm 3, gjithnjë sipas rezultateve preliminare. Partia për Veprim Demokratik në mandatin e kaluar përfaqsohej me 3 këshilltar, ndërsa tani do të ketë një këshilltar në kuvendin komunal të Medvegjës. Partia Demokratike e Nagip Arifit në zgjedhjet e kaluara kishte 5 këshilltar kurse tani së bashku me Alternativën për Ndryshim do të kenë nga 1 këshilltar, apo si koalicion 2 këshilltar, raporton rtvpresheva.com.
Shqiptarët e Medvegjës, nuk arritën të dalin të bashkuar në këto zgjedhje me ç’rast do të fitonin edhe ndonjë mandat më tepër, për më tepër, edhe pse momentalisht jetojn aty vetëm 400 shqiptarë, atje u formua edhe një subjekt politik, Alternativa për Ndryshime çka ndarja e elektorit shqiptar erdhi edhe më shumë në shprehje.
Andaj, tri partit shqiptare, Pvd, Pd dhe APN do të duhet të pajtohen se do të përfaqsohen me nga 1 këshilltar kundrejt 22 keshilltarëve serb.