Rexhepi viziton zyrën e KKSh-së në Novi Pazar
Kryetari i KKSH-së viziton 𝐳𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ Novi Pazar, 47 persona do fillojnë kursin e gjuhës shqipe
Kryetari Enkel Rexhepi ka qëndruar sot në Novi Pazar për ti kordinuar aktivitetet që Këshilli Kombëtar planifikon ti fillojë për shqiptarët e Sanxhakut.
Një nga aktivitetet që këto ditë do të fillojë është kursi i gjuhës shqipe për 47 shqiptarë nga Sanxhaku
“Përderisa fal bashkëpunimit tonë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, përmes financimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, 47 persona do fillojnë kursin e gjuhës shqipe nga nesër, në ambientet e po kësaj zyre, me Aminën dhe vullnetarët e tjerë si Graniti e Alija biseduam për një kalendar të ngjeshur aktivitetesh me karakter kulturor e me fokus në trashëgiminë kulturore e kultivimin e identitetit shqiptar në Sanxhak, që planifikojmë t’i jetësojmë këtë vit” ka deklaruar Rexhepi
Zyrat e KKSh tanimë po luajnë rol kyç, në shtrirjen horizontale e sa më afër shqiptarëve si në Sanxhak, Medvegjë e Preshevë.