Të fundit

Rexhepi takoi Komisionerin e Lartë për Pakica: “Shqiptarët në Luginë po përballen me dobësim të qëllimshëm institucional”

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Komisionerin e Lartë për Pakica, z. Christophe Kamp, ku paraqiti situatën reale dhe shqetësimet kryesore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Rexhepi theksoi se sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar nuk janë thjesht probleme teknike, por pjesë e një strategjie të qëllimshme që synon dobësimin e institucioneve shqiptare dhe kufizimin e të drejtave kolektive.

Njoftimi i plotë :

𝐒𝐨𝐭 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐯𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐦𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐋𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚 𝐳. 𝐂𝐡𝐫𝐢𝐬𝐭𝐨𝐩𝐡𝐞 𝐊𝐚𝐦𝐩, 𝐤𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐚 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈.

Theksova se Luginës nuk i mungojnë problemet teknike, por përballja jonë është me një strategji të qëllimshme për dobësimin e institucioneve tona dhe kufizimin e të drejtave kolektive.

👉 𝐁𝐥𝐥𝐨𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐊𝐒𝐇-𝐧𝐞̈ – 304 mijë euro të miratuara ligjërisht janë refuzuar tri herë pa asnjë arsye. Edhe pse 35,448 tekste shkollore tashmë i përdorin mijëra nxënës, pagesat nuk lejohen të kalojnë.

👉 𝐁𝐥𝐥𝐨𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 ka dëmtuar qindra familje shqiptare dhe ka synuar dobësimin e çdo mekanizmi mbështetës në te shqiptarët.

👉 𝐌𝐨𝐬𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐢 ka krijuar një krizë të thellë të sigurisë. Konkurset janë formale dhe shqiptarët eliminohen sistematikisht, duke lënë zona të tëra pa përfaqësim real dhe pa besim në institucionet e rendit.

👉 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢 𝟕-𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐡 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐀𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 – Kërkova që këto dy dokumente të trajtohen si bazë e procesit, jo si shtojca. Është koha e veprimit, jo e dialogut të pafund. Implementimi duhet të lidhet me matje konkrete të progresit nga institucionet shtetërore dhe me angazhim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar.

👉 𝐏𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐨𝐬𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐯𝐞 mbeten dy nga format më të rënda të diskriminimit administrativ ndaj shqiptarëve.