Rexhepi pritet nga Bislimi
Kryetari i Kêshillit Kombëtar Shqiptar, Enekel Rexhepi, sot u prit në takim nga zëvendês kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, përcjell MinistriaLajmeve.
Rexhepi vlerësoi takimin me Bislimin, gjithashtu ai në njoftimin e tij është shprehur se nga ky takim ka marrë mbështetjen e plotë të bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Postimi i plotë i Rexhepit:
𝐊𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐢𝐭𝐞𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐙𝐯. 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐁𝐢𝐬𝐥𝐢𝐦𝐢
Diskutuam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe domosdoshmërinë e avancimit urgjent të të drejtave tona. Nga ky takim mora mbështetjen e plotë dhe pa rezerva për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
U dakorduam që bashkërisht të angazhohemi në zbatimin e linjës buxhetore të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës, përmes programeve që synojnë ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar shqiptar në këto troje.
Bashkëpunimi institucional mbetet çelësi për forcimin e pozitës sonë dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët e Luginës!🇦🇱🤝🇽🇰