Rexhepi: Po merr fund mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, po e zgjidhim problemin e më se dy dekadave
Kordinatori për arsim në Këshillin Kombëtar Shqiptar, dhe profesori i gjuhës shqipe, Enkel Rexhepi ka ururar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Z.Rexhepi përveç urimit, nuk fsheh gëzimin dhe krenarin që ai me kolegët e vet pranë Këshillin Kombëtar Shqiptar, e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, pas më shumë se dy dekadave po arrinë që nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës ti sigurojnë shumicën e teksteve në gjuhën amtare të sjellura nga Republika e Shqipërisë. Në urimin e Enkel Rexhepit thuhet:
Betejë pas beteje …
Po merr fund mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Viti 2019 shënon fillimin e zgjidhjes së problemit më se dy dekada.
2010 së bashku me popullin protestuam me moton “Ndal dëbimit të trurit!”
2001- 2011 protestuam me moton “ Boll mo!”
…
2018 u zotuam që arsimi shqip do të jetë prioriteti ynë në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Vizioni jonë për arsimin gjeti përkrahje nga faktori ndërkombëtar dhe përkrahjen e madhe nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë.
Të respektuar nxënës, kolegë të të gjitha niveleve arsimore.
Të dashur prindër!
Me dashamirësi uroj ardhmërisë (nxënësit) një fillim të mbarë në rrugëtimin e dijes, nga që e ardhmja fillon në shkollë! Suksese…!