Të fundit

Rexhepi nuk pranon ta heq flamurin kombëtar – Martinoviqi lëshon objektin e KKSh-së pa filluar takimi

Takimi i paraparë të mbahej në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndërmjet Kryetarit të Këshillit, z. Enkel Rexhepi, dhe Kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, z. Aleksandar Martinoviq, është anuluar.

Shkak i anulimit ka qenë mospranimi i z. Martinoviq për të zhvilluar takim në zyrat e Këshillit, për shkak të pranisë së flamurit kombëtar shqiptar, në mungesë të flamurit serb. Nga ana tjetër, Kryetari i Këshillit, z. Rexhepi, ka qenë i qartë dhe i palëkundur në qëndrimin e tij, duke refuzuar heqjen e flamurit kombëtar shqiptar nga ambientet zyrtare të institucionit përfaqësues të shqiptarëve në Serbi.

Ky veprim përfaqëson një tjetër shfaqje të qasjes përjashtuese e të papranueshme ndaj simboleve kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe si i tillë, krijon klimë të padëshiruar për dialog institucional dhe bashkëpunim.