Të fundit

Rexhepi kërkon nga Ministria e Arsimit të hapet shkolla e muzikës në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, sot iu është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit në Serbi, për hapjen e shkollës së ulët të muzikës në Luginë të Preshevës, përcjell MinistriaLajemeve.

Në vazhdim mund ta lexoni shkresën e plotë të Rexhepit:

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬!

Sot me një kërkesë iu drejtova Ministrisë së Arsimit në Serbi për hapjen e shkollës së ulët të muzikës në Luginë të Preshevës.
Kjo shkollë do të jetë një hap i rëndësishëm për fëmijët tanë, duke i afruar me artin dhe kulturën si dhe duke kultivuar talentët e rinj. Po ashtu do të jenë të barabartë me fëmijët e rajonit.

Arsimi dhe kultura janë shtyllat e forcimit të identitetit tonë kombëtar. Është koha të kemi një institucion që promovon pasurinë tonë muzikore dhe zhvillon potencialin e brezave të rinj.