Restoranti i shqiptarit mbi malet e Zvicrës
Në Winterthurin ndodhet një restorant i një kosovari, pronar i të cilit është Pren Kqira. Ky restorant ofron ushqim të shijshëm dhe një pamje shumë të bukur, te i cili shkohet këmbë, përmes vreshtave që gjelbërojnë gjithë hapësirën nga qyteti deri te tarracat e restorantit, ose edhe me veturë, përmes një rruge gjarpërore që të sjell në restorant, nga ana e mbrapme, trasnmeton Gazeta Metro.
Statusin e veçantë të vilës-restorant e tregojnë edhe zbukurimet në mure dhe tavane të 4 sallave sa i ka gjithsej, pastaj një piano e madhe në korridor, vitrinat me shishe të verërave cilësore dhe çdo gjë tjetër që shkëlqen në dritën e luksit.Gjatë verës restoranti është i vërshuar nga mysafirët. Ai gëzon edhe epitetin restorant pikniku, pasi që e frekuentojnë shumë ata që dalin shëtitje në kodrinat përreth.
Gjatësia e saj ka imponuar që në mes të distancës të vendoset një bufe prej ku shërbehen pijet, për t`i kursyer kamerierët nga rruga e gjatë prej ndërtesës kryesore deri në skajin e tarracës.
Në tarracë për çdo të martë ofrohen mbrëmje me muzikë ‘live’ dhe këto mbrëmje janë shumë të frekuentuara.
Pren Kqira, është nga Prizreni, ku ka punuar fillimisht si ndihmës kuzhine e pastaj si kamerier. Ai, nga Kosova ka ardhur në Zvicër para rreth 35 vitesh.