Reportazh nga Idro Seferi: Lugina e Preshevës, Shqiptarët dhe Koronavirusi (Video)
Nga Idro Seferi
Talat Ajdini është rrobaqepës me traditë familjare dhe ka gjetur një formë për të kaluar kohën e lirë duke ndihmuar qytetarët, me maska mbrojtëse dhe rrobaqepësi preshevar ka vendosur ti qep aq sa ka mundesi pa pagese, keshtu thotë mbron edhe veten por edhe të tjerët.
Lugina e Preshevës ende nuk është prekur nga virusi korona, në njerën ane ndodhen afër Nishit që konsiderohet një nga zonat e prekura në Serbi dhe në pjesën tjetër me Gjilanin e Kosovës, frika egziston por qytetarët ditën nuk vetizolohen.
Besnik Çollaku është bukëpjekës ketu thotë se nuk ka mungesë ushqimesh por ata që kanë frikë nuk shkojnë të blejnë bukë në furra, shumica gatuajnë dhe nuk duan kontakte me askënd.
Por çfarë nëse ndodh dhe bie virusi, Presheva është përmendur se do të ketë një qendër karantine sidomos për refugjatët nga vendet arabe, në qendrën e vetme shëndetesore thonë se masat janë marrë.
Lugina e Preshevës ka një diaspore të madhe të lidhur me Kosovën ku nuk mund të shkojnë dhe në Serbi ku po shtrihet virusi të mbyllur afër dy kufijve tani vetëm mund të shpresojnë.
Ndiqeni videon