Rekord! Sekuestrohet sasi rekorde e kokainës në Gjermani
Doganat gjermane njoftuan sot se kanë sekuestruar një sasi rekord të kokainës, në portin e Hamburgut. Sasia e kapur është 4,5 ton , që vinte nga Amerika e Jugut dhe arrinë vlerën e 1 miliard euro.
Zyra e doganave në Hamburg thanë të Premten se droga u sekuestrua dy javë më parë kur kontrolloi kontejnerin që udhëtonte nga Montevideo për në Antwerp, Belgjikë. Në dokumente ngarkesa në vend të kokainës ishte shënur si soje, por doganierët panë vetëm çanta sportive të zeza në kontinjer.
Ata gjetën më shumë se 4200 pako kokainë në 211 çanta. Kjo është kapja më e madhe e kokainës deri më tani në Gjermani.
Zyra e doganave tha se droga tashmë është shkatërruar “në fshehtësi të plotë dhe nën masa të rreptatë sigurisë”.