Kryesore

Regjistrimi 2022: Kush refuzon do të gjobitet me të holla deri në 20 mijë dinarë

Qytetarët që refuzojnë të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi mund të dënohen me të holla nga 20 mijë deri në 50 mijë dinar (rreth 500€), deklaroi Miladin Kovaqeviç, drejtor i Entit Republikan për Statistika, shkruan Ministria e Lajmeve

Ai ishte mysafir në RTS, ku sqaroi se dënimi është instrumenti fundit dhe nuk është ky qëllimi i operacionit.

Sipas ligjit për regjistrim ky lloj denimi është gjithmonë në fuqi por është instrument i fundit që ndërmerret nga autoritetet përkatëse. Kjo vlen edhe për regjistruesit nëse ata dalin përtej kompetencave të tyre, tha Kovaqeviç.

Qytetarët do të përgjigjen në 69 pyetje dhe sipas tij regjistrimi do të zgjasë rreth 30 minuta.
Ai ka shtuar se nuk ka pyetje që do të duhej paraprakisht të përgatitej përgjigja, por ekzistojnë 3 pyetje për të cilat s’ështê e obligueshme të përgjigjeni. Ato janë për kombësinë, religjionin dhe gjuhën amtare, përfundoi Kovaqeviç.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi do të mbahet nga data 1 Tetor deri më 31 Tetor, dhe do të marrin pjesë edhe shqiptarët e Preshevës Bujanocit e Medvegjës.