Lajme

REFORMA E ADMINISTRATËS TATIMORE, ZYRTARËT NGA BUJANOCI TRANSFEROHEN NË VRAJË

Riorganizimi i Administratës Tatimore në Serbi do të ndikojë ndjeshëm në paralelen e saj në Bujanoc, në të cilën ka gjasa të mbeten 5-6 punëtorë, ndërsa të gjithë të tjerët do të transferohen në Vrajë.

Qytetarët, megjithatë, nuk do të preken nga riorganizimi.

Reforma e paralajmruar e Administratës Tatimore parashikon që deri më 30 qershor të këtij viti, numri i filialeve nga 78-të aktuale do të reduktohet në 37, kështu që filalet e  vogla siç është në komunën e Bujanocit,  do të integrohet në qendrat më të mëdha rajonale.

Sipas versionit aktual, i cili është më real, shumica e 29 punonjësve të Administratës Tatimore në Bujanoc do të transferohen në Vrajë, ndërsa sëbashku me ata edhe  kontrolli i inspektimit dhe i zyrës, gjegjësisht i tërë fushëveprimi i punës në lidhje me ekonominë dhe personat juridik.

Sipas informatave jozyrtare, në këtë rast në Bujanoc do të mbetet shkrestorja dhe për transferimin e të drejtave absolute dhe automjeteve, gjegjësisht 5-6 punëtorë, e cila, sipas vlerësimeve është e mjaftueshme për kryerjen e duhur të punëve të lartpërmendura.

Kjo praktikisht do të thotë që banorët e komunës, gjegjësisht personat fizikë, nuk do të preken nga riorganizimi, sepse ata do të jenë ende në gjendje të përmbushin të gjitha obligimet lidhur me tatimet në Bujanoc.

Personat juridikë, biznesmenët dhe sipërmarrësit në anën tjetër do të udhëzohen për në Administratën Tatimore në Vrajë, por siç thuhet në një nga agjencitë lokale të kontabilitetit, vetëm në rrethana të caktuara të jashtëzakonshme, meqë pothuajse të gjitha aplikacionet dhe format e biznesit tani dorëzohen në formë elektronike.

Përveç zvogëlimit të numrit të filialeve, riorganizimi gjithashtu përfshin një sistematizim të ri, por jo një reduktim të numrit të punonjësve, duke gjykuar nga informatat dhe besimet që punëtorët morën nga udhëheqësit e tyre.

Pyetja e cila parashtrohet është se çka arrihet nga riorganizimi, nëse qytetarët dhe ekonomia pothuajse të gjitha mbeten të njëjta, përveç se punonjësit e Administratës Tatimore nga Bujanoci, Surdulica, Vladiçin Hani dhe vende të tjera në Rrethin e Pçinjës do të udhëtojnë në Vrajë dhe të jenë aty nën të njëjtin kulm me kolegët e tyre.

Administrata Tatimore më parë ka deklaruar se kjo është një mënyrë për të zvogëluar trajtimin e ndryshëm të inspektorëve në terren, i cili, siç u tha, është një nga detyrat kryesore të këtij shërbimi.

Përveç kësaj, një organizim i këtill do të lehtësojë punën, dhe është i rëndësishëm për të marrë një “rrjet tjetër i organizimit të punës”.

“Në kontroll, ne duam të formojmë disa pika të rëndësishme në Serbi nga të cilat do të kryhen kontrollet për të gjithë vendin”, kishte thënë më herët drejtoresha e Administratës Tatimore Dragana Markoviq.