Kryesore

Reduktohet orari i punës në Administratën komunale në Preshevë

Komuna e Preshevës ka njoftuar qytetarët se përshkak situatës së krijuar me koronavirus dhe shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme në territorin e komunës së Preshevës ka sjellur vendim që të reduktohet orari i punës për punëtorët e Administratës komuna

Njoftimi i plotë nga Komuna e Preshevës :

Komuna e Preshevës njofton qytetarët se është reduktuar orari i punës në administratë por edhe puna me palë do të jetë me orar të reduktuar.

Për punëtorët e administratës orari i ri i punës do të jetë 08 deri 14, ndërsa puna me palë 10 deri 13.

Orari i shkurtuar vjen pasi që gjendemi në Situatë të Jashtëzakonshme, gjithashtu faleminderojmë për mirëkuptim qytetarët e komunës sonë.