Bota

Rebelët marrin Damaskun, bie edhe kryeqyteti i Sirisë: Epokë e re, të lirë nga tirania pas 50 vjetësh! 

Kryengritësit sirianë hyjnë në Damask, ushtria braktis aeroportin, qytetarët festojnë. Dyert e burgut të “torturës” Sednaya, një simbol i pushtetit të Asadit, janë hapur. Grupi i rebelëve kanë kontrollin e rrugëve, radios dhe televizionit publik. Kryeministri thotë se është gati për një “dorëzimi”.

Në Siri forcat kryengritësit sirianë shpallën kryeqytetin e Damaskut “të lirë” nga Bashar al-Assad ndërsa forcat qeveritare janë tërhequr. Dhjetëra sirianë të mbledhur në qendër të Damaskut të dielën (8 Dhjetor) rrëzuan dhe shkelën një statujë të babait të presidentit Bashar al-Assad, Hafez.

Rebelët që hynë në Damask njoftuan “arratisjen” e “tiranit” Bashar al-Assad dhe fillimin e një “epoke të re” në Siri pas 50 vjetësh të sundimit Baath. Grupi i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham u bëri thirrje sirianëve të zhvendosur jashtë vendit që të kthehen në një “Siri të lirë”.

Askush nuk do të duhet t’u afrohet “institucioneve publike” në Damask, të cilat do të mbeten tani për tani nën “mbikëqyrjen” e kryeministrit në largim, “derisa ata zyrtarisht të ndryshojnë duart!” këtë e bëri të ditur Al-jolani, kreu i HTS, grupi i armatosur shkruan “La Repubblica”.