FutbollSporti

Real Madridi kthehet fuqishëm, “shkel” Eibarin

Skuadra e Real Madridit ka arritur fitoren e parë në rikthimin e futbollit në Spanjë.

Real Madrid ka deklasuar Eibarin me rezultatin e thellë 3:1, raporton GB.

Klubi i Zinedine Zidane ka mbyllur të gjithë punën në pjesën e parë – ku edhe realizuan tri herë.

Toni Kroos gjeti golin e parë në minutën e katërt të duelit, ndërsa në minutën e 30’të, Sergio Ramos shënoi për të dyfishuar rezultatin.

Marcelo thelloi edhe më shumë avantazhin në 3-0, kur shënoi golin në minutën e 37’të të ballafaqimit.

Ndërkohë, e gjithë çfarë bëri Eibari ishte goli i shënuar në minutën e 60’të nga Bigas.

Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, kurse Eibar në vendin e 16’të me 27 pikë.